Vetingu, Balla: Nesër miratohet opinioni i “Venecias”, s’mund t’i bëhet presion opozitës

schedule11:48 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 11:48 - 9 Dhjetor, 2021

Nesër pritet që të miratohet opinioni final i Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Kështu tha kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Kësisoj, sipas Ballës Kuvendi duhet të presë opinionin e Venecias ndërsa theksoi se kjo është një procedurë që bëhet bashkë me opozitën, të cilës nuk mund t’i bëhet presion për kohën.

Kjo nuk varet në dëshirën time dhe as të shumicës. Kjo është një çështje procedurë parlamentare e duke qenë se është çështje teknike Kuvendi e ka kohën për ta diskutuar edhe marrë në shqyrtim. Ju e dini që deri në maj që i përfundon afati sipas parashikimit kushtetues, ndërkohë Kuvendi ka një agjendë të vetën të këshillit të legjislacionit dhe komisionit për çështjen ligjore. Në këtë agjendë është dhe komisioni i  Venecias që pritet të miratohet nesër  ose pasnesër në seancë plenare të komisionit të Venecias. Kuvendi  është i detyruar të presë opinionin zyrtar të Venecias. Askush nuk mund t’i bëjë presion kohe grupit të PD-së. Natyrshëm kjo çështje do të marrë kohën e vet”, tha Balla.

Anëtarët socialistë në Këshillin Legjislativ të Kuvendit vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias për amendamentet e tyre për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut, deri në fund të vitit 2024. Në vlerësimin paraprak “Venecia” u shpreh pro zgjatjes së mandatit të këtyre organeve. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!