Veting, deputetët takohen me akademikët e Universitetit të Elbasanit

schedule19:30 - 15 Nëntor, 2018

schedule 19:30 - 15 Nëntor, 2018

Në Universitetin e Elbasanit u zhvillua takimi i parë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe këtij institucioni për fuqizimin e parlamentarizimit dhe kontributin e akademikëve në procesin e ligjvënies. Para pak kohësh u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe 23 universiteteve për konsultime publike për ndryshimet kushtetuese që do të ndërmerren.

Rektori i Universitetit të Elbasanit prof.dr. Skënder Topi tha se institucionalizimi i këtij takimi është i rëndësishëm pasi akademikët mund të angazhohen në rolin e ekspertëve. Nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi theksoi rëndësinë e e botës akademike dhe të publikut në konsultime të gjëra para se të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

Pas këtyre diskutimeve ka ndërhyrë deputeti i Elbasanit Luçiano Boçi i cili deklaroi se ky është një pelegrinazh televiziv i Kuvendit që po e varros vetingun. Sipas tij, Kryeministri e ka paravendos fatin e vetingut në politikë dhe do ta hedhë në kosh mendimin e publikut. Studentë dhe pedagogë të pranishëm drejtuan pyetje rreth procesit./abcnews.al