Një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e të riut, në fshatin Mërtish, rreth orës 16:30. Sipas policisë, viktima është identifikuar si R. N., 30 vjeç.
“Sot rreth orës 16:30, në fshatin Mërtish, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi R. N., 30 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” njoftojnë uniformat blu. g.v/abcnews.al