75 mijë euro dhe dënim me burg për disa drejtues të saj. Gjykata franceze shpalli fajtore kompaninë Francë Telekom për valën e vetëvrasjeve mes nëpunësve të saj në periudhën 2007 – 2008.
Didier Lombard, ish administrator i deleguar i France Telekom, është dënuar me një vit burg për presion moral dhe institucional në procesin gjyqësor për valën e vetëvrasjeve mes nëpunësve, që dhjetë vjet më parë tronditi kolosin francez të komunikacionit. Të njëjtin dënim kanë marrë dhe dy drejtues të tjerë të France Telekom dhe tashmë kompania duhet të paguajë një shumë prej 75 mijë eurosh.
Sipas gjykatës së Parisit, mes vitit 2007 – 2008, nga ana e drejtuesve të kompanisë u përhap një klimë dëmtuese ngacmimesh morale dhe institucionale dhe pse gjykatësit nuk folën për një lidhje të drejtpërdrejtë mes autorëve dhe viktimave. Mocioni për ‘presion moral dhe institucional’ me këtë vendim hyn për herë të parë në historinë e jurisprudencës franceze./abcnews.al