Vetëvrasja e Ilvi Metës në komisariat, gjykata jep vendimin për tre policët

schedule13:16 - 7 Maj, 2022

schedule 13:16 - 7 Maj, 2022

Gjykata e Kavajës këtë të shtunë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për tre efektivët e policisë të komisariatit ky u vetëvra një 30 vjeçar.

Burimet për abcnews.al bëjnë me dije janë lënë në burg efektivët Petrit Brahimaj, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola, pas vetëvarjes së Ilvi Metës.

Prokuroria nisi hetimet menjëherë pas vetëvrasjes së të riut në ambientet e njërës prej dhomave të sigurisë në komisariat.

LEXO EDHE: Vdekja e të riut në Komisariatin e Kavajës, Abc sjell pamjet brenda qelisë

Ndërkohë kujtojmë se policët e arrestuar akuzohen se nuk kanë ushtruar kontroll të plotë për t’i hequr nga trupi të arrestuarit të gjitha sendet, si lidhësen në kapuç, me të cilën mund të dëmtonte veten.

Nga ana tjetër familjarët e të riut kanë ngritur akuza dhe kanë nisur një betejë ligjore, me dyshimin se djali i tyre nuk u vetëvra, por u dhunua nga efektivët e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!