Vetëvrasja e adoleshentes, nisin hetimet/ Prokuroria e Gjirokastrës merr në pyetje familjarë dhe miq të viktimës

schedule11:01 - 11 Shkurt, 2025

schedule 11:01 - 11 Shkurt, 2025

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur mëngjesin e sotëm të shqyrtojë rastin e vetëvarjes së 17 vjeçares, nxënëses së gjimnazit “Siri Shapllo”, e cila i dha fund jetës ditën e djeshme.

Prokuroria ka nisur hetimet duke marrë fillimisht dëshmitë e prindërve të vajzës së ndjerë.

Mësohet nga burime të OPGJ se prindërit kanë deklaruar se kishin vënë re tek vajza gjendje të rënduar emocionale dhe e mbyllur në vetvete ditët e fundit, por që nga natyra që kishte ajo, ata nuk u përqëndruan drejt kësaj situate.

Burime nga organet ligjore pohojnë se pritet të merren në pyetje edhe shokët e klasës së 17-vjeçares për të zbardhur sadopak arsyen që e nxitën të vetëvarej.

Burime të sigurta nga bashkëmoshataret e saj kanë pohuar se e ndjera prej kohësh ishte tërhequr në vetvete dhe jo pak herë largohej nga orët e mësimit, ndërkohë që ende nga stafi pedagogjik nuk ka asnjë reagim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!