Vetëvendosje marshim në Prishtinë për 3-vjetorin e vdekjes së Deharit, vajza vendos lule te varri

schedule15:10 - 5 Nëntor, 2019

schedule 15:10 - 5 Nëntor, 2019

Kjo është Asra Dehari,  e cila ka ardhur të vendoë lule te varri i babait të saj Astrit Dehari të cilin nuk arriti ta njohë kurrë në tre-vjetorin e vdekjes së tij.

Astrit Dehari është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta në qendrën e paraburgimit në Prizren, ndërsa rasti u cilësua si vetëvrasje.

Në mesditë qytetarë të shumtë, janë mbledhur në sheshin Skënderbeu për marshin protestues pas  gjetjeve të institutit të pavarur të Lozanës se gjasat për vetëvrasjen të Deharit janë minimale.

Familjarë qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje j mësyrë prokurorisë për të kërkuar drejtësi për rastin Dehari.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se për “vrasjen e  Deharit”  duhet një hetim i ri ndërkombëtar professional, i pavarur dhe i paanshëm.

Në përkrahje të familjes Dehari protestës i është bashkuar edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni Zijadin Sela.

Astrit Dehari aKtivist i Vetëvendosjes është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta para tri vitesh në qelinë e tij ku po mbahej në paraburgim në lidhje me dyshimet për një sulm që kishte ndodhur ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!