Pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi njoftoi se kishte dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër në Qeverinë e re, ka reaguar Vetëvendosje.
LVV i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion ligjor për mandatarin, të cilin Thaçi ia dha LDK-së, për formimin e Qeverisë së re pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria në krye me Albin Kurtin.
Rexhep Selimi tha në një konferencë për media:
“Me këtë dekret, Presidenti ka vazhduar të shkelë Kushtetutën.”
Nga ana tjetër, presidenti Thaçi gjatë konferencës për media u shpreh se vendimi për t’i dhënë mandatin LDK-së është në përputhje me Kushtetutën.
Kreu i shtetit u shpreh se këtë e ka bërë pasi ka pranuar një letër nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa ku ai konfirmon se i mbështet të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re, duke përfshirë edhe kriterin e shumicës parlamentare për qeverinë e re. /abcnews.al/