Vetëvarja e 44-vjeçarit në qeli, Avokati i Popullit inspekton burgun e Durrësit

schedule15:45 - 18 Korrik, 2022

schedule 15:45 - 18 Korrik, 2022

Avokati i Popullit ka inspektuar ambientet e burgut të Durrësit pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme. Roland Hasani, 44 vjeç u vetë var në qeli dhe humbi jetën në spital.

Një ekip i Avokatit të Popullit i përbërë nga Komisioneri dhe Ndihmës komisionerë të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes po verifikojnë në vend ngjarjen.

Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme për përmirësimin e kushteve pranë institucioneve penitenciare IEVP në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombëtarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare.

Lexo edhe: Vetëvaret brenda qelisë në burgun e Durrësit, 44-vjeçari vdes në spital. Ishte dënuar me 14 vite për vrasje

Më tej nënvizon që rekomandimet e përpiluara prej tij drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar, nuk kanë qëllim tjetër përveçse përputhjen e standardeve faktike me angazhimet e marra nga shteti shqiptar në garantimin e jetës dhe  të drejtave të qytetarëve të cilëve u është privuar liria.

Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve shqiptare të marrin masat e nevojshme për të garantuar jetën e personave që vuajnë dënimin por edhe ndihmën psikologjike apo shëndetësore që këto ngjarje të mos ndodhin./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!