Veteranët e UÇK aksion kundër qeverisë/ Klinaku: Do bllokojmë çdo seancë plenare

schedule17:27 - 14 Korrik, 2023

schedule 17:27 - 14 Korrik, 2023

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar një mbledhje ku është dakordësuar se të shtunën do të jenë të pranishëm në protestë. Kreu i organizatës, Faton Klinaku, njoftoi se anëtarët kanë vendosur po ashtu se do të bllokojnë çdo seance plenare.

“Është marrë vendim që të mundohemi t’i pengojmë çdo seancë të Kuvendit dhe me këtë rast iu bëjë thirrje gjithë veteranëve të luftës që në momentin që kur marrim vesh që këta i kanë seancat ne dalim aty dhe nuk i lejojmë të futen brenda”, tha ai.

Sipas Klinakut, Vetëvendosja është bashkuar me Listën Serbe për të “luftuar” veteranët.

“Vetëvendosja është bashkuar me listën serbe për të “luftuar” veteranet.”, theksoi ai.

Shoqëria civile, të shtunën, ka organizuar një protestë kundër Qeverisë.

Në njoftimin e publikuar, thuhet se protesta organizohet për të kundërshtuar qeverinë me Milan Radojçiç  dhe shkeljen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së./abcnews.al