Vetëm shtatë lojtarë në dispozicion, Granada goditet nga Covid-19

schedule13:40 - 8 Nëntor, 2020

schedule 13:40 - 8 Nëntor, 2020

Sot në orën 16:15 është programuar përballja mes Real Sociedad dhe Granadës, sfidë kjo e vlefshme për javën e nëntë të La Liga. Ajo që bie në sy është fakti se miqtë kanë në dispozicion vetëm shtatë lojtarë për shkak se pjesa tjetër e ekipit është e infektuar me Covid-19.

Klubi spanjoll bëri kërkesë për ta shyrë ndeshjen, por nga Federata Spanjolle e Futbollit erdhi një përgjigje negative. Atyre i është komunikuar se ndeshja do të zhvillohet përpos mungesave të shumta.

“Ekipi do të udhëtojë për në San Sebastian në orët e ardhshme, edhe pse janë vetëm shtatë lojtarë nga ekipi i parë që plotësojnë kërkesat e Federatës. Skuadra do të plotësohet nga lojtarë  të ekipit B dhe nga ekipi i të rinjve, të cilët gjithashtu i plotësojnë kërkesat”, është deklarata zyrtare e Granadës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!