“Kam një ndjesi që do të ketë lëvizje që do të ndodhin drejt fundit të merkatos dhe do të jemi të gatshëm për të shfrytëzuar mundësitë e duhura”, këto janë fjalët e Ivan Gazidis, CEO-s së Milanit, që sot doli para mediave dhe foli për shumë tema, veç merkatos. Sigurisht ai nuk mund të shmanget kur bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovic. Sa i takon objektivave, ai është shumë i qartë.
TIFOZËT – “Covid-19 ishte një sfidë e madhe për ne dhe për komunitetin. Futbolli është një komunitet dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në kthimin në normalitet. Shpresojmë që t’i rikthehen tifozët në stadium në mënyrë të sigurt, pasi janë një pjesë shumë e rëndësishme në futboll. Na mungojnë shumë tifozët tanë, duam që ata të ndjehen pjesë e klubit dhe duam që ata të jenë në stadium sa më shpejt të jetë e mundur. Por vetëm në siguri të plotë, pa rrezikuar”.
MERKATO – “Kemi një ekip të ri që po rritet në një mënyrë shumë pozitive. Një pjesë e rëndësishme e strategjisë është vazhdimësia dhe, siç thamë, nuk është vetëm çështje e lojtarëve të rinj. Duhet një përzierje të lojtarëve të rinj dhe me përvojë. Duam të vazhdojmë të përmirësohet skuadra. Klubi ka një sfidë të madhe përpara: të zhvillojmë ekipin dhe ta sjellim klubin në një ekuilibër financiar, të virtytshëm dhe të qëndrueshëm”.
STADIUMI I RI DHE IBRA – “Në këtë kontekst, stadiumi është një pjesë themelore. Po punojmë shumë dhe mezi presim të shohim frytet e kësaj pune që po bëjmë. Jo gjithçka mund të ndodhë në vetëm një vit. Ibra? Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm që nga ardhja e tij në ekip dhe do të dëshironim që ai të vazhdojë ta ketë këtë rol. Po bëjmë gjithçka të mundshme që bisedimet të mbyllen me sukses. Një sfidë e veçantë do të thosha dhe unë jam personalisht optimist”.
OBJEKTIVAT – “Do të dëshiroja të siguroja një vizion të gjerë të aktiviteteve të klubit, që e kanë ekipin në qendër. Ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në aspektin e stadiumit dhe në fushën tregtare. Për ekipin, po punojmë me vertikalitet dhe vendosmëri. Jemi përqendruar te të rinjtë e talentuar. Kjo mund të rritet brenda kontekstit të rritjes së skuadrës.
Pas bllokimit kemi pasur performancën më të mirë në Evropë, e dyta pas Real Madrid. Gjëja më e rëndësishme janë investimet e duhura dhe ne duhet t’i bëjmë ato duke u përqendruar në rritjen e këtij grupi lojtarësh. Siç tha Paolo, kemi disa sfida se si të respektojmë FFP. Vitin e kaluar kemi humbur gati 150 milion dhe duhet të veprojmë në një regjim kontrolli të kësaj situate financiare”, u shpreh Gazidis. /abcnews.al