Sergio Ramos është lideri dhe simbol i Real Madrid. Kapiteni është pjesë e “Los Blancos” prej vitit 2005, teksa i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni. Në Madrid janë të bindur që ai nuk do të largohet dhe drejtuesit do t’i ofrojnë rinovimin, por ndryshe mendon Cristobal Soria.
Në një prononcim për El Chiringuito, shkrimtari i njohur iberik dhe një nga miqtë më të ngushtë të mbrojtësit, tremb tifozët e Realit në lidhje me të ardhmen e 34-vjeçarit. “E njoh mirë Sergion, është i fiksuar me Real Madrid dhe dëshiron të qëndrojë, por e shoh më shumë jashtë sesa brenda ekipit.
?BOMBAZO MUNDIAL?
“RAMOS está FUERA del Real MADRID al 80%”??
?EXCLUSIVA de @cristobalsoria en #ElChiringuitoDeMega? pic.twitter.com/SetUFElY4X
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) November 12, 2020
Ka vetëm 20% që të vazhdojë me këtë klub dhe 80% shanse që të largohet. Presidenti Perez nuk e ka kuptuar akoma se Sergio Ramos do të jetë i lirë të firmosë për një tjetër skuadër të madhe evropiane pas 48 ditësh.
Të gjithë e dinë përveç presidentit të Realit. Po flasim për një lojtar me një rendiment të pabesueshëm, Sergio është më i fortë tani sesa kur ishte 25 vjeç”, deklaron Cristobal Soria. /abcnews.al