“Vetëm për persona të autorizuar me gjysmë çmimi,” 2 milionë ton grurë po korren në zonat e pushtuara në Zaporizhzhia

schedule03:00 - 6 Korrik, 2022

schedule 03:00 - 6 Korrik, 2022

Rreth dy milionë tonë metrikë grurë po korren nga fushat në rajonin jugor të Zaporizhzhia të kontrolluar nga forcat ruse, sipas Yevgeniy Balitsky, kreut ushtarak të zonave të pushtuara nga Rusia të Zaporizhzhia-s.

“Një fushatë korrjeje është duke u zhvilluar në rajon,” tha Balitsky të martën në kanalin e tij Telegram, duke shtuar se korrja e këtij viti nga rajoni pritet të kapërcejë prodhimin e vitit të kaluar prej 1.5 milion ton.

Balitsky shtoi se 70% e korrjes së grurit të vitit të kaluar nga zonat e kontrolluara nga Rusia të Zaporizhzhia tashmë është shitur.

“Furnizimi me drithë lehtësohet nga bashkëpunimi i ngushtë me autoritetet e Krimesë, të cilët siguruan kalim të papenguar nëpër pikat doganore dhe kufitare,” tha Balitsky, duke shtuar se prodhuesit e drithërave “nuk kanë kufizime” në zgjedhjen se ku do të shesin drithërat e tyre.

Megjithatë, Ivan Fedorov, kryebashkiaku i Melitopolit në mërgim në rajonin e Zaporizhzhia, ka paralajmëruar më herët për kufizime të rënda të vendosura nga ushtria se ku mund të shesin prodhuesit drithërat e tyre dhe me çfarë çmimi.

Sipas Fedorov, prodhuesit e grurit mund t’ua shesin vetëm individëve “të autorizuar”, për gjysmën e çmimit të zakonshëm.

“Sipërmarrësi i autorizuar vlerësoi një ton drithë në pak më shumë se 50 dollarë. Kjo është gjysma e kostos së një toni grurë. Në vjeshtë, askush nuk do të mbjellë arat në kushte të tilla,” tha Fedorov të premten.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka përvetësuar furnizimin me drithë të vitit të kaluar nga territoret e pushtuara në jug të vendit. Për më tepër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se pret që 60 milionë tonë metrikë grurë ukrainas të “bllokohen” dhe të mos arrijnë te konsumatori në vjeshtë. /abcnews.al/