Vetëm pak orë para inagurimit, Rohani apel Biden: Kthehu tek marrëveshja bërthamore

schedule10:55 - 20 Janar, 2021

schedule 10:55 - 20 Janar, 2021

Presidenti iranian, Hassan Rohani, i ka bërë thirrje presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden që SHBA të kthehen në marrëveshjen bërthamore, të nënshkruar nga Teherani me fuqitë botërore.

Në thirrjen e tij Rohani ka kërkuar që SHBA të pezullojë sanksionet e ashpra ndaj Republikës Islamike.

“Topi është në anën e SHBA-së tani. Nëse Uashingtoni kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, ne do të respektojmë plotësisht përkushtimet tona sipas paktit”, ka thënë Rohani.

Ndërkohë kujtojmë se Biden ka qenë nënpresident amerikan kur marrëveshja është nënshkruar më 2015.

Tensionet në mes të SHBA-së dhe Iranit janë në rritje prej vitit 2018, kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, duke thënë se nuk ka përfshirë të gjitha aspektet e çështjeve bërthamore.

Rohani po ashtu ka përshëndetur largimin e Trumpit, i cili pritet të largohet nga zyra më vonë gjatë ditës, duke e quajtur atë “tiran”.

Epokës së tiranit i ka ardhur fundi dhe sot është dita e fundit e regjimit të tij ogurzi. Dikush, i cili gjatë katër vjetëve nuk ka bërë asgjë tjetër përveç padrejtësisë, korrupsionit dhe ka shkaktuar probleme për njerëzit e tij dhe botën”, ka thënë Rohani./abcnews.al