Vetëm pak ditë nga debati i parë presidencial me Biden, Trump u infektua me Covid

schedule14:48 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 14:48 - 1 Dhjetor, 2021

Donald Trump rezultoi pozitiv me Covid-19, tre ditë përpara debatit të tij të parë kundër Joe Biden, sipas librit më të ri nga shefi i katërt dhe i fundit i kabinetit të ish-presidentit, shkruan The Guardian

Shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë të Trump, Mark Meadows do të dëshmojë para komitetit të sulmit në Kapitol. Mark Meadows ka theksuar se megjithëse e dinte se çdo kandidat duhej të kishte një test negativ brenda 72 orëve, ishte e qartë që asgjë nuk do ta ndalonte Trump.

Sipas tij, Trump falsifikoi testin vetëm për të mos munguar në debatin me Joe Biden. Rikujtojmë se Trump njoftoi se rezultoi pozitiv me Covid më 2 tetor. Ndërkohë debati i parë presidencial u zhvillua me 29 shtator.

Libri i Meadows do të publikohet  javën e ardhshme.

/abcnews.al