Derbi i kryeqytetit ka një interes të lartë nga fansat e futbollit, por edhe kontrollet e rrepta nga forcat e rendit janë në dispozicion të plotë brenda dhe jashtë stadiumit “Air Albania, për të ruajtur rendin publik dhe mbarëvajtjen e kësaj super sfide.
Edhe sot, forcat e rendit kanë qenë në gatishmëri të plotë, duke vendosur kontrolle të rrepta në hyrjet e tribunave.
Kjo ka bërë që sidomos para tribunavë të ultrasve, të krijohen radhë të gjata të mbështetësve që pritnin të futeshin në ambientet e brendshëm të stadiumit./ h.ll/abcnews.al