Parma e Napoli janë gati të zbresin ën fushë, Kjo përballje luhet prej orës 12:30, ndërkohë që në stadium do të lejohen vetëm 1000 tifozë. Një orë para ndeshjes, si zakonisht janë zbuluar edhe rreshtimet e skuadrave.
Vetëm një shqiptar do të jetë në fushë dhe ai është mbrojtësi Elseid Hysaj. Shkodrani është përzgjedhur nga trajneri Gennaro Gattuso për linëjn e majtë të prapavijës, kurse Rrahmani e nis nga stoli. E njëjta gjë edhe me Kastriot Dermakun, i cili është pjesë e skuadrës së vendasve.
PARMA (4-3-1-2): Sepe; Darmian, Iacoponi, Alves, Pezzella; Grassi, Brugman, Hernani; Kucka; Cornelius, Inglese
NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Hysaj; Zielinski, Demme, Fabian Ruiz; Lozano, Mertens, Insigne