Vetëm një sezon te Prishtina, Labinot Ibrahimi del lojtar i lirë

schedule09:38 - 6 Gusht, 2020

schedule 09:38 - 6 Gusht, 2020

Prishtina humbet edhe një tjetër titullar. Mbrojtësi Labinot Ibrahimi është ai që e ka mbyllur bashkëpunimin me klubin dardan, pas vetëm një sezoni.

Ibrahimi verën e shkuar la Partizanin për t’u rikthyer në Kosovë tek ish-ekipi i tij, që dështoi të fitonte titullin kampion. Gjithsesi Prishtina fitoi Digitalb Kupa e Kosovës dhe siguroi pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Mbrojtës i djathtë, i cili është aktivizuar edhe në qendër të prapavijës, ka disa propozime dhe pritet të vendosë se ku do ta vijojë karrierën. Në janar ai u përfol edhe për një rikthim te Partizani, por diçka e tillë nuk ndodhi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!