Vetëm një orë na ndan nga funerali i Princit Philip, Londra nën masa të forta sigurie

schedule15:11 - 17 Prill, 2021

schedule 15:11 - 17 Prill, 2021

Na ndan vetëm një orë nga funerali i princit Filip, të ndarë nga jeta javën e shkuar në moshën 99 vjecare. Ndrkohë në Londër janë vendosur masa të shumta sigurie.

Policia ka bërë të ditur planin e sigurisë, në mënyrë që funerali shtetëror të mbahet sa më qetë dhe pa incidente, me qindra oficerë të dislokuar përqark pallatit mbretëror dhe kështjellës Uindsor.

 

Një pjesë e policisë së Scotland Yard do të jetë e armatosur e një pjesë jo por ata do të patrullojnë në kryeqytet, për të siguruar një parakalim të qetë e të sigurtë të familjes mbretërore gjatë funeralit.

Nuk do të ketë asnjë akses për publikun ndërsa të pranishëm do të jenë vetëm 30 persona, familjarë dhe të afërm të ngushtë të mbretëreshës dhe princit të ndjerë.

Mbretëresha është menduar për 5 ditë për të reduktuar listën me 800 persona, të afërm të familjes mbretërore, që në kushte normale dhe pa pandemi, do të merrnin pjesë në funeral./abcnews.al