Ronaldo po kërkonte një mundësi për të qëndruar në Evropë deri në fund. Madje, ata shkruan se portugezi ishte në pritje të një oferte nga Real Madrid, në bazë të së cilës u stërvit pas largimit nga Botërori.
Por në Madrid, jo vetëm që nuk i ofruan Ronaldos të qëndrojë, por as nuk e komentuan transferimin e tij te Al-Nasr në rrjetet sociale.
Por e bëri Juventusi, një tjetër ish-klub i Ronaldos. Përdoruesit vunë re se një video për portugezin u shfaq në Tiktok. Juve luajti me ngjyrat e verdha dhe blu të Al Nassr që të kujtojnë fanellën e Juventusit në transfertë që kishte veshur Ronaldo në Itali. Titulli i videos ishte: “Këto ngjyra janë kaq të njohura… Cristiano, fat të mirë në aventurën tënde të re”.
Kush do ta mendonte se i vetmi klub që do t’i uronte fat Krishit do të ishte Juve, dhe jo Manchester United dhe Real Madrid, ku ai u bë një legjendë e vërtetë. /G.D abcnews.al/