“Vetëm një budalla si ti e thotë këtë”, Cassano makthi i Lukakut

schedule17:05 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 17:05 - 18 Dhjetor, 2020

Romelu Lukaku nuk do të habitej nëse në ëndërr do t’i dilte Antonio Cassano. Barezi këto kohë nuk i ka kursyer kritikat për belgun, edhe pse ai është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullimi. Para pak ditësh ish-sulmuesi ngacmoi me këto fjalë:

“Lautaro është pesë herë më i mirë se Lukaku. Ai është një miks i Carlos Tevez dhe Sergio Aguero. Ju nuk mund ta krahasoni Lukakun me këto dy monstra të shenjta”, shprehet Cassano në lidhjen e bërë me Bobo Vierin në Twitch, ndërkohë që Lukakun e kishte sulmuar edhe më parë.

“Firmino është më i fortë se Lukaku dhe është 26 vjeç, për të mos folur më pas për Aguero. Lukaku ka dy merlucë në vend të këmbëve. Është kafshe fizikisht, mjafton t’i hedhësh topin përpara. Nuk do jetë kurrë kampion i rafinuar. Nëse ul masën fizike nuk do luajë dot më, ndaj vuajti edhe në Angli”.

Së fundmi Cassano u kap me Nicola Ventola, sërish në “Bobo TV”. Ventola u shpreh se Lukaku është më i fortë se Benzema dhe barezi nuk u përmbajt: “Vetëm një budalla si ti mund ta thotë një gjë të tillë”. /abcnews.al

https://streamable.com/mno3i9

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!