Vetëm me 5 përbërës, mbylleni mbrëmjen e sotme me një ëmbëlsirë të veçantë

schedule18:50 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 18:50 - 21 Dhjetor, 2020

Ëmbëlsirat janë vakti i fundit në tavolinë, por mund të themi që për nga preferenca janë të parat.

Sekretet e përgatitjes së tyre janë me mijëra dhe amvisat me siguri shumë prej tyre i njohin e i praktikojnë në kuzhinë. Megjithatë përtej të gjithë këtyre fakteve për ëmbëlsirat, e rëndësishme është edhe vështirësia e përgatitjes së tyre.

Duke qenë delikate, shpesh ato bëhen të lodhshme për tu gatuar siç duhet, prandaj ekzistojnë recetat e thjeshta e me shumë pak përbërës.

Sipas agroweb.org, do t’ju duhen vetëm 5 përbërës dhe keku me limon do të kthehet në specialitetin e preferuar që do të mbyllë me ëmbëlsi vaktet tuaja.

Përbërësit janë: 190 gr miell, 170 gr gjalpë, 150 gr sheqer pluhur, 1 limon dhe 4 vezë.

Mos u mendoni gjatë, po nisni nga përgatitja. l.k/abcnews.al