Ka qëndruar vetëm katër muaj në krye të Kadastrës së Sarandës Andri Dhima, i emëruar në këtë post që prej majit të këtij viti.
Gazetarja e ABC Silvi Sulaj bën me dije se në vend të saj është emëruar Aida Demi. Prej tre vitesh ajo ka qenë drejtoreshë në Zyrën Juridike të Sarandës.
Demi është drejtuesja e tretë që emërohet në krye të këtij institucioni brenda këtij viti. m.v/abcnews.al