“Vetëm Ibra mund ta shpëtonte Milanin, lërini të qetë Gigion dhe Pogba”

schedule20:28 - 11 Shkurt, 2021

schedule 20:28 - 11 Shkurt, 2021

Mino Raiola po merret me rinovimin e Zlatan Ibrahimovic. 39-vjeçari suedez po shkëlqen me Milanin dhe palët duan të vijojnë bashkëpunimin edhe për një tjetër vit. 7 milion euro neto në sezon përfiton goleadori i njohur, teksa agjenti i tij ka prekur disa tema në prononcimin e fundit.

Donnarumma duhet lënë i qetë, pasi po tenton të bëjë diçka shumë të rëndësishme për Milanin dhe karrierën e tij. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. E gjitha pjesa tjetër bëhet pa praninë e kamerave apo gazetarëve.

Ibra? Rendimenti i tij i lartë ju befason vetëm juve, unë e kisha thënë edhe më parë që i vetmi që mund të shpëtonte Milanin është Zlatan. Po flasim për dikë që përmirëson skuadrën dhe veten e tij. Jam krenar dhe shumë i lumtur për të, por edhe për Milanin dhe tifozët kuqezi.

Sa i përket Pogba, po ju them të njëjtën gjë si për rastin e Donnarummas: Paul duhet lënë i qetë. Kur unë flas për të ardhmen e tij, njerëzit nervozohen dhe nuk i zë gjumi natën, kështu që do nuk do të flas më. Si gjithmonë, do të vijoj të punoj, por nën hije“, thekson Mino Raiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!