Vetëm 97 minuta në fushë me Interin, ende nuk dihet rikthimi i Cuadrado

schedule18:42 - 14 Nëntor, 2023

schedule 18:42 - 14 Nëntor, 2023

Vetëm 97 minuta futboll dhe një asit për Lautaro Martinez në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Kaq ka qenë kontributi i kolumbianit Juan Cuadrado me fanellën e Interit këtë sezon, teksa 35-vjeçari vijon të qëndrojë në infermieri për shkak të një infeksioni në tendinë, që nuk e lejon të luajë.

I transferuar te Interi me parametra zero, por me shumë polemika për faktin që vinte nga një rival i urryer si Juventusi, mbrojtësi anësor kolumbian duket se nuk do t’ia dalë të rikuperohet as për sfidën ndaj bardhezinjve në Torino më 26 nëntor.

Në kampin zikaltër askush nuk arrin të thotë me siguri se kur do të jetë gati Cuadrado, mungesa e të cilit ka filluar të peshojë jo pak, sidomos tani që Inzaghi do të duhet të bëjë për dy muaj edhe pa shërbimet e Benjamin Pavard./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!