Vetëm 59 vota diferencë, VV dhe PDK përballen në balotazh në Shtime

schedule10:52 - 21 Tetor, 2021

schedule 10:52 - 21 Tetor, 2021

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Shtimes.

Mes kandidatëve që do të përballen ne balotazh, ka diferencë vetëm më 59 vota. Sipas rezultateve të publikuara në KQZ-ja, Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje prinë në Shtime me 45,10 për qind të votave.

Aliu në raundin e dytë do të përballet me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është kryetar aktual i Shtimes, Naim Ismajli i cili ka 44,64 për qind të votave.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!