Një avion amerikan dhe një kinez kanë rrezikuar të përplasen, vetëm për 3 metra distancë. Sipas ushtrisë amerikane, incidenti në qiell të hapur ndodhi të martën në Detin e Kinës Jugore.
“Piloti kinez fluturoi në një mënyrë të pasigurt dhe joprofesionale, tregoi paaftësi pilotimi duke iu afruar avionit tonë me shpejtësi të lartë dhe arriti deri në 3 metra distancë nga avioni ynë B-52, duke rrezikuar përplasjen”, tha Komanda Amerikane për Indo-Paqësorin përmes një deklarate.
“Jemi të shqetësuar se ky pilot as nuk e kuptoi se sa pranë përplasjes ishim”. Avioni luftarak kinez përballet me marinën amerikane, CNN dëshmon tensionet në Detin e Kinës Jugore
Incidenti ndodh në një kohë kur Presidenti Biden do të presë të premten ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, në Shtëpinë e Bardhë.
/abcnews.al