Vetëm 24 orë pa trajner, Granada prezanton “liderin” e ri të pankinës

schedule15:56 - 27 Nëntor, 2023

schedule 15:56 - 27 Nëntor, 2023

Pas shkarkimit, të teknikut spanjoll, Paco Lopez, pasi arriti të siguronte vetëm 7 pikë, në 14 përballjet e para të këtij edicionit, të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, Grana e Myrto Uzunit ka prezantuar këtë të hënë, teknikun e ri, që do të marrë mënjehërë në dorë “frerët” e ekipit.

Me anë të një deklarate për mediat, klubi i Granada ka njoftuar se vendin e 56-vjeçarit, Paco Lopez do të zërë, 45-vjeçari uruguajan, Alexander Medina, një trajner i ky i panjohur për futbolldashësit në “kontinentin e vjetër”.

Uruguajani mund të thuhet se është një “specialist” i futbollit, në Amerikën Latine, teksa deri më tani në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Nacional, në Uruguaj, Velzes Sarsfield e Talleres, në Argjentinës, si dhe Internacional, në Brazil. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i klubit:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!