Sot si ditën e fundit përpara finales në këtë periudhë festive, profesor Albi Nako po përgatit një numër hapje ndryshe nga të tjerët.
Ai i ka kushtuar një rëndësi të madhe këtij kërcimi, për të qenë një ogur i mbarë për vitin që do të vijë.
Më pas, të gjithë fëmijët kanë interpretuar kërcimet e tyre një nga një, duke u përgatitur për finale e madhe.
Vetëm 24 orë larg çmimit të madh, duket se emocionet ndjehen në çdo qelizë dhe gara është bërë edhe më e fortë.
Menjëherë pas përfundimit të provave, konkurentët janë larguar në familjet e tyre, për të shijuar darkën e ndërrimit të viteve. Ndërkohë, të gjithë janë bërë edhe më shumë kuriozë se çfarë surprize fshihet pas çmimit të madh. Nuk na mbetet veçse të presim 1 janarin e 2022 në ekranin e ABC. Mos harroni në orën 21:00, dance reality show “T’ka mami yll” do të ketë një fitues historik. /abcnews.al/