Merkato e janarit është afër dhe shumë lëvizje pritet të ndodhin. Lojtarë të ndryshëm që po qëndrojnë në stol janë gati për të kryer transferimin e radhës, sidomos ata që janë pjesë e kombëtareve të kualifikuara në Euro 2020.
Një prej tyre është edhe Xherdan Shaqiri. 28-vjeçari ka luajtur vetëm 11 minuta gjatë këtij sezoni me Liverpool dhe nuk po arrin të bindë Jurgen Klopp për ta aktivizuar. Football Insider raporton se Shaqiri është mërzitur nga kjo situatë dhe po është gati të largohet nga kampionët e Europës.
Lojtari i lindur në Gjilan dëshiron të shfaqë potencialin e tij, por hapësirat te “The Reds” janë minimizuar, kështu që largimi do t’i bënte mirë edhe për aktivizimin në kompeticionin europian (Zvicrës i mjafton një barazim në ndeshjen e fundit kundër Liechtenstein për t’u kualifikuar). /abcnews.al