Vetëkarantinohet Putin, u infektua me Covid-19 pas takimit me Asadin?

schedule11:56 - 14 Shtator, 2021

schedule 11:56 - 14 Shtator, 2021

Vladimir Putin është karantinuar një ditë pasi takoi presidentin sirian Bashar al Asad. Mediat ruse raportojnë se lajmi u dha nga zyrtarë të qeverisë, të cilët theksuan se karantinimi lidhet me rritjen e rasteve me koronavirus në rrethin e njerëzve që e shoqërojnë atë dhe se ka dyshime që edhe ai është i infektuar.

Kështu, Putin ka njoftuar edhe anulimin e vizitës në Taxhikistan në kuadër të një konference për sigurinë duke marrë pjesë përmes një lidhjeje me video. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!