Vetëhidhet nga pallati i moshuari në Tiranë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

schedule19:46 - 2 Nëntor, 2020

schedule 19:46 - 2 Nëntor, 2020

Një  77-vjeçar dyshohet se​ është vetë’hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në Tiranë. Burime nga polica bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti”.

I moshuari H.K., 77 vjeç, cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.

“Më datë 02.11.2020, rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, dyshohet se​ është vetë’hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi H.K., 77 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!