Hidhet nga kati i 3-të i pallatit 18 vjeçarja në Tiranë

schedule14:41 - 22 Gusht, 2020

schedule 14:41 - 22 Gusht, 2020

Një 18 vjeçare është vetëhedhur mesditën e kësaj të shtune nga kati i tretë i banesës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në  në rrugën “Metush Luli”, ku sipas policisë dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e të resë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 22.08.2020, rreth orës 13:15, në rrugën “Metush Luli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!