Tre ngjarje të rënda janë shënuar orët e fundit në kryeqytet ku tre persona janë vetëhedhur nga lartësia e banesës së tyre. Konkretisht, një 79 vjecar dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e banesës së tij në rrugën “Dritan Hoxha” e për pasojë ka humbur jetën.
Një tjetër viktimë është shënuar në në bulevardin “Gjergj Fishta” ku në sheshpushimin e një pallati, është gjetur pa shenja jete një 39 vjeçar. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ai është vetëhedhur nga lartësia.
Sakaq, në rrugën “Naim Frashëri” një 87 vjeçar, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i parë i banesës. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. / abcnews.al /


