Vetëflijimi në Kombinat, nëna e vajzave dyshohet të ketë humbur jetën 2-3 ditët e fundit

schedule15:22 - 3 Korrik, 2020

schedule 15:22 - 3 Korrik, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit ku një nënë bashkë me dy vajza të saj ishin izoluar në banesë me qëllim vetëflijimin.

Si pasojë e vendimit për të mos u ushqyer janë gjetur pa shenja jete Zhaneta Josifi, 56-vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe. Ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi 34-vjeçe, u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo edhe: Tragjedia në Tiranë, jehonë në mediat greke: Familja vetësakrifkohet për “ringjalljen”

Ndërkohë duke raportuar nga Morgu në Tiranë, gazetarja e Abc News Xhensila Kodra informon se nga këqyrja paraprake që u është bërë trupave, nuk rezulton të kenë pasur shenja dhune.

Po ashtu, raportohet se për një përgjigje zyrtare do të duhen edhe disa orë, por paraprakisht mendohet se vajza Anisa mund të ketë pasur 7 deri në 8 muaj që ishte ndarë nga jeta ndërsa nëna ka ndërruar jetë dy-tre ditët e fundit.

Gazetarja Kodra duke cituar burime zyrtare nga Policia thotë se në banesën e tyre janë gjetur dy libra fetarë, fletë e  broshura të vendosura në vende të ndryshme në orendi shtepiake me shkrim dore.

Ndërsa, është marrë edhe një ekspert që do të qartësojë se çfarë besimi fetar kishin vajzat dhe nëna. Familjarët e vajzave janë nisur për në Përmet ku pritet që të bëhet ceremonia mortore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!