Një ndër lojtarët që ndodhen në vitin e fundit të kontratës me Milanin është Giacomo Bonaventura. Mesfushori është pjesë e kuqezinjve prej verës së vitit 2014 dhe fundi i sezonit mund ta gjejë larg Milanellos.
Agjenti i tij është i njohuri Mino Raiola dhe në një nga prononcimet e fundit u shpreh se 30-vjeçari nuk është i kënaqur me situatën që po kalon. Milani nuk dëshiron të humbasë me parametra zero një lojtar si Bonaventura, por ky i fundit vështirë të firmosë një kontratë të re.
Karriera e italianit do të vazhdojë në Serie A më shumë mundësi. Roma dhe Fiorentina janë dy ndër pistat e së ardhmes, me të dy klubet që janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë për ta pasur në skuadrat e tyre. /abcnews.al