Rritja e Serge Gnabryt është e jashtëzakonshme. Sulmuesi gjerman nuk e ka pasur gjithmonë të lehtë gjatë karrierës së tij, edhe pse tani është në majë të futbollit dhe po shijon suksese të njëpasnjëshme me Bayern Munchen.
24 vjeçari ishte pjesë e Akademisë së Arsenalit në Premier League, aty ku bëri ndeshje të shkëlqyera dhe i fitoi vetes një kontratë profesioniste me ekipin e parë, duke i tërhequr vëmendjen trajnerit legjendar, Arsene Wenger. Strategu francez u impresionua nga aftësitë e lojtarit me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe shpeshherë i besoi dhe në ndeshjet e Premier League.
Gnabry bëri paraqitje me ulje-ngritje, por arriti të gjejë golin e parë në kampionatin anglez në një sfidë kundër Swansea, duke shënuar një gol shumë të bukur. Megjithatë, ai asnjëherë nuk arriti të bindë drejtuesit e Arsenalit, të cilët e shitën te Hoffenhaim pas dy huazimeve të dështuara te West Bromwich Albion dhe Werder Bremen.
North London is RED!!! pic.twitter.com/1Te5YjqpWo
— Serge Gnabry (@SergeGnabry) October 1, 2019
Skuadra gjermane e Werderit vendosi t’i besojë Gnabryt në verën e vitit 2016, duke e blerë asaj kohe 19 vjeçarin për plot 5 milion euro. Sezoni 2016/17, ishte ai ku Gnabry shpërtheu dhe tërhoqi interesin e Bayern Munchen, që në verën e 2017-ës, pagoi 8 milion euro për firmën e anësorit sulmues.
Dy javë më vonë, bavarezët vendosën ta huazonin tek ekipi i Hoffenhaim dhe Gnabry vazhdoi të mahnitë në Bundesliga. I rikthyer te Bayern në verën e 2018-ës, Gnabry u bë menjëherë titullar i padiskutueshëm dhe krahu i majtë i sulmit, është vetëm i tij.
Sukseset me Bayernin janë të panumërta, golat janë të shumtë dhe trofetë e fituar. Deri më tani, Gnabry ka fituar tre trofe me Bayern Munchen, si dhe katër trofe të tjerë gjatë kohës kur ishte pjesë e Arsenalit.
Këtë sezon, Gnabry ka luajtur 20 ndeshje, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 6 herë për shokët e skuadrës. Përveç suksesit në fushë, Gnabry është i suksesshëm dhe jashtë fushave. Reklama të shumta, evente bamirësie dhe një idhull i vërtetë i tifozerisë bavareze dhe asaj gjermane.
24 vjeçari është dhe një i pasionuar pas modës dhe veshjet e tij, shpeshherë marrin vëmendje të madhe në internet. Gjithashtu, edhe stilet e tij të flokëve, janë të çuditshme, origjinale dhe shpeshherë mjaft të bukura./abcnews.al
?? onto the next one pic.twitter.com/b2AeypfQJg
— Serge Gnabry (@SergeGnabry) August 17, 2019