Veseli e Memushaj i kanë këmbët e arta, statistikat flasin

schedule09:59 - 14 Nëntor, 2019

schedule 09:59 - 14 Nëntor, 2019

Ledian Memushaj dhe Frederic Veseli, dy lojtarët e kombëtares shqiptare, janë ndër lojtarët më të spikatur në Serie B. Mesfushori vlonjat, ashtu sikurse një sezon më parë, vazhdon të jetë vendimtar me pasimet e tij që kthehen në gola nga shokët e skuadrës te Pescara.

Kur janë luajtur 12 ndeshje në kampionat, Memushaj është lojtari me më shumë asiste. Mesfushori ka dhënë 6 të tillë deri më tani, duke lënë pas tij Balkovec (Empoli) dhe Barberis (Crotone) që kanë dhënë nga katër asiste.

Po Frederic Veseli për çfarë shquhet? Mbrojtësi, i cili luan në çdo pozicion të prapavijës si dhe në qendër të mesfushës, është lojtari me më shumë pasime deri më tani. Numri “5” i kombëtares shqiptare numrin 812 pasime, si asnjë lojtar tjetër i Serie B në 12 javët e para të kampionatit. / abcnews.al

Veseli, me shiritin e kapitenit tek Empoli