Versioni korean i “La Casa De Papel” nuk pritet mirë, fansat shprehen të zhgënjyer

schedule11:16 - 2 Korrik, 2022

schedule 11:16 - 2 Korrik, 2022

Episodi i parë i versionit korean i “Money Heist” është publikuar në Netflix javën e kaluar por fansat janë vënë re se historia është e njëjtë me origjinalin. Seriali origjinal spanjoll u krijua nga Álex Pina dhe zgjati tre sezone midis 2017 dhe vitit të kaluar.

Ai gjurmoi procesin e dy grabitjeve të përgatitura prej kohësh të udhëhequr nga Profesori, interpretuar nga Álvaro Morte. Versioni i ri, i cili është krijuar gjithashtu nga Pina, tregon një grup kriminelësh që grabisin një nga institucionet më të mëdha financiare në vendin e tyre – tingëllon e njohur?

Seriali dramë spanjoll Money Heist ishte një hit i madh në Netflix.  Kredia: Netflix

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga shikuesit e serialit, disa prej të cilëve janë shprehur se nuk kanë mundur që ta shohin deri në fund episodin e parë për shkak të të gjitha ngjashmërive. “Nuk e di pse shpenzuan aq shumë për xhirimin e serialit sa mund të shtonin titra koreane”, shkroi një person.

Money Heist: Korea - Joint Economic Area ka shumë ngjashmëri me serinë origjinale.  Kredia: Netflix

/abcnews.al