Marash Kumbulla mbetet në qendër të vëmendjes dhe në Itali janë të bindur se do të ketë një ankand për shërbimet e mbrojtësit. Çmimi i tij para pandemisë ishte 30 milion euro, ndërkohë dihet që tashmë do të bjerë. Gjithsesi Gazzetta dello Sport raporton se Hellas Verona do përfitojë nga kërkesat e shumta.
Klubi italian pritet ta kthejë në ankand dhe Kumbulla do të shitet për çmimin e duhur. Sigurisht mbrojtësi do të shohë edhe anën tjetër: sa hapësirë do t’i japin, pasi kalimi në një klub të madh dhe mungesa e minutave do të ishte një hap prapa, pavarësisht milionave.
Në Itali tre janë klubet që lakohen më së shumti. Napoli, që e tentoi edhe në janar, Interi që e josh më së shumti djaloshin nga Malësia e Madhe dhe Fiorentina. Klubi vjollcë mori Amrabat nga Hellas Verona dhe do tentojë të marrë edhe Kumbullën. /abcnews.al