Vijon prej disa orësh procesi i numërimit në të gjithë vendin. Nga rezultatet e deri në këto momente duket se Partia Demokratike kryeson veriun.
Kështu në Shkodër PD ka marrë 3185 vota ose 40.30 %. Më pas ndiqet nga PS, 2263 vota ose 28.63 %. LSI në qarkun e Shkodrës ka marrë deri në këto momente 647 vota ose 8.19 %.
Në qarkun e Kukësit, PD ka marrë 3940 vota ose e përkthyer në 64.45 %. PS ka marrë 2082 vota ose 34.06 %.
Në qarkun e Dibrës gjithashtu kryesojnë demokratët. PD-LSI janë me 52.1% kurse PS ndjek me 45.9%.
Ndiq rezultatin live në abcnews.al
Në qarqet e tjera të vendit prin Partia Socialiste. Në Durrës ka nisur me vonese procesi i numërimit. Nga pak kuti të numëruara rezulton PS me 884 vota ose 66.92 % , ndjekur nga PD me 390 vota ose 29.52 %. Ndërkohë LSI, në Durrës ka marrë deri më tani vetëm 18 vota.
Tiranën gjithashtu e kryeson PS me 14222 ose 51.96 %, ndjekur nga PD 9721 ose 35.52 %. LSI ka marrë në kryeqytet deri më tani 1745 vota.
Në Elbasan socialistët kanë marrë 11372 vota ose 55.60%, ndjekur nga PD me 7596 vota ose 37.14 % dhe LSI 864 vota.
Në Fier PS prin me 10602 vota ose 52.85 %, ndiqet nga PD me 7878 vota ose 39.27 % dhe LSI me 1048.
Në qarkun e Beratit PS ka marrë 5291 vota e përkthyer në 54.87 %. Më pas vjen PD me 2962 vota ose 30.72 % dhe LSI 1180.
Në qarkun juglindor të Korçës deri më tani vijon të jetë në avantazh PS me 5249 vota, 49.43 % dhe PD ka marrë 4166 ose 39.24 % të votave. LSI ka marrë në Korçë deri më tani 903 vota.
Në Gjirokastër PS ka marrë deri më tani 8733 vota, PD 4471 dhe LSI 924 vota.
Gjithashtu, qarku i Vlorës deri më tani kryesohet nga socialistët me 8733 vota ose 59.74 %, ndjekur nga PD me 4471 vota përkthyer në 30.59 % dhe LSI që ka arritur të marrë deri ne këto momente 924 ose 6.32 %. g.v/abcnews.al


