Izolimi dhe mbyllja e salloneve të bukurisë bënë që gratë të fokusohen tek natyraliteti duke lënë mënjanë ndryshimet rrënjësore për flokët. Vogue sugjeron disa nuanca të flokëve për verën 2021, të cilat ndriçojnë fytyrën dhe nxjerrin në pah tiparet tuaja.
Tonalitetet kafe

Për t’i dhënë dritë flokëve dhe për të theksuar tiparet e fytyrës, shtoni theksime natyrale, pak më të hapura nga baza juaj, nga mesi i flokëve deri tek majat, duke krijuar një konturim natyral.
Karamel në mjaltë

Për një efekt të puthur nga dielli, mund të zgjidhni një hije karamel në mjaltë ose përgjatë gjithë gjatësisë së flokëve, ose me theksime të forta. Hijet e karamelit ndriçojnë dhe formojnë një efekt më të ëmbël në tiparet e fytyrës.
Flokët e ngrohta bionde platin

Këto nuanca japin një rezultat të ngrohtë në kontrast me platinin e ftohtë, me të cilat jemi mësuar. Për të arritur këtë efekt, zgjidhni më pak bazë vjollce dhe më shumë mjaltë.
Flokët prej bronzi

Gigi Hadid miratoi nuancën bakri në flokët e saj, duke krijuar një tendencë të re, e cila shumë shpejt u “kopjua” nga të gjithë. Ajo që e bën të veçantë këtë nuancë është se përputhet me çdo ton të lëkurës dhe ngroh tiparet e fytyrës. /abcnews.al

