Nga Maryam Aldossari
Në epokën tonë aktuale ku platformat dixhitale kanë ndikim të pashembullt, X, i njohur më parë si Twitter është gjëja më e afërt që kemi në një shesh global publik.
Brenda këtij tregu të gjerë idesh, një nëngrup feministësh perëndimorë kanë marrë në mënyrë të njëanshme role udhëheqëse, duke e cilësuar veten si të zotët për të dalluar se kush është një “feministe” e vërtetë dhe çfarë përbën me të vërtetë “feminizmi”.
Që nga tetori, këto ide te feminizmit kanë bombarduar këtë peizazh dixhital shumë të rëndëisshëm me postime të shumta që dënojnë me zë të lartë sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, ndërkoë që justifikojnë ose thjesht injorojnë ndëshkimin kolektiv në vazhdim të më shumë se dy milionë palestinezëve në Rripin e Gazës që pasoi, raporton abcnews.al.
Disa madje tentojnë ta përshkruajnë bombardimin pa dallim të Izraelit dhe rrethimin total të enklavës së vogël, e cila tashmë ka shkaktuar mbi 7 mijë viktima, mes tyre gjysma fëmijë, si një hakmarrje e pranueshme për veprimet e Hamasit dhe të drejtën e tyre për tu vetëmbrojtur.
Le të jemi të qartë: ajo për të cilën po flasim nuk është dënimi i dhunës që Hamasi ushtron ndaj grave izraelite, por indiferenca e tyre e dukshme dhe në disa raste miratimi entuziast i dhunës që po ushtrohet aktualisht ndaj grave palestineze.
Këto të ashtuquajtura feministe jo vetëm që po dështojnë të tregojnë ndonjë ndjeshmëri apo mbështetje për vuajtjet e vazhdueshme të grave palestineze, por gjithashtu po bashkohen në përpjekjet në rritje për të heshtur ata që shprehin ndonjë shenjë dhembshurie për to.
Sa herë që dikush, veçanërisht dikush me një profil të caktuar publik, poston një mesazh në X në mbështetje të Palestinës dhe duke pranuar vuajtjet prej dekadash të popullit palestinez nën pushtimin dhe shtypjen izraelite, ata përballen me të njëjtat pyetje që bëhen shpeshherë: “A po e mbështesni Hamasin?”, “A i dënoni sulmet ndaj civilëve izraelitë?”
Si përgjigje, disa ndihen të frikësuar dhe ndryshojnë qasje, ndërsa të tjerë ose refuzojnë të angazhohen ose përpiqen të sfidojnë supozimet e këtyre hetuesve publikë të vetë-emëruar. Por sido që të përgjigjen, ata përballen me të njëjtin breshëri abuzimi, frike dhe fyerjesh nga ata që “mbështesin Izraelin”, duke përfshirë shumë feministe të shquara perëndimore, raporton abcnews.al.
Sot, gratë dhe fëmijët e Gazës janë jo vetmë nën bombardime të rënda dhe të vazhdueshme por janë edhe duke vuajtur nga uria për shkak të rrethimit total të Gazës që ka vendosur Izraeli.
A nuk është ky një krim ndaj grave? Si mundet dikush të justifikojë madje të mbështesë veprimet gjenocidiale të një shteti të fuqishëm kundër një shteti të pafuqishëm.
Si mund të mos flitet për përvojat e tmerrshme të mijëra grave që nuk kanë fuqinë për të ndryshuar rrethanat e tyre?
Indiferenca e dukshme e feminizmit të Perëndimit ndaj deklaratave si ajo e ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, duke i krahasuar palestinezët me “kafshët njerëzore”, është thellësisht alarmante.
Nëse feminizmi juaj nuk ju bën të ngriheni për një popull që ka përjetuar pak më shumë se spastrim etnik, shtypje dhe pushtim që nga viti 1948, i cili është përpjekur të mbijetojë nën një bllokadë gjymtuese për 17 vjet, që po përkufizohen si “kafshë njerëzore”, dhe kush po përballet tani me atë që mund të përshkruhet vetëm si gjenocid, atëherë për çfarë shërben?
Nëse këto realitete nuk ju inkurajojnë të mbani një qëndrim, është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të ndodhë.
A nuk janë gratë palestineze mjaftueshëm gra për të merituar mbrojtjen tuaj feministe?
Shumica duke mbështetur të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten me çdo kusht, po fal dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Duke injoruar gjendjen e popullit palestinez, duke mbështetur luftën e tyre, ju po e bëni të qartë se jo të gjithë, qofshin gra apo burra kanë të njëjtën peshë në sytë e botës.
/abcnews.al