Ndërsa vera ka ardhur, nevoja për të patur një trup me peshë dhe formë të rregullt është mëse i nevojshëm. Por, përpos dietës së shëndetshme dhe aktivitetit fizik, ka disa ushqime në veçanti të cilat ndihmojnë në balancimin e peshës.
Sipas Agroweb, arrorët njihen si parandalues të sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti apo tretja e mirë, prandaj mjekët rekomandojë përdorimin e tyre si një mënyrë e mirë për të humbur dhe peshë.
Arrat, bajamet, kikirikët, lajthitë, stikat apo çdo lloj tjetër janë të pasura me një sërë vlerash dhe vitaminash dhe ndihmojnë trupin të djegë më shumë kalori, më shpejt në kohë.
Sipas një studimi të kryer në shtator të viti 2019, personat që konsumonin një sasi të caktuar arrorrësh në ditë nuk treguan rritje në peshë. Sipas ekspertëve vetëm disa gramë arra apo çdo lloj arrori në ditë, ul rrezikun e shtimit në peshë me 2 kg.
Ekspertët rekomandojnë një sasi prej 28 gramësh në ditë për të parandaluar shtimin në peshë. Mjafton që ato të jenë të freskëta dhe pa kripë në mënyrë që të mos dëmtojnë organizmin. /abcnews.al