Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të pëlqyer shqiptar. Artisti sapo ka publikuar dhe këngën e re që mban titullin “Dukat”. Kjo këngë vjen vetëm një muaj pas duetit që solli me Alban Skënderaj, këngë që e ribashkoi dyshen sërish pas afro 10 vitesh.
Mirëpo, pak para se të lanconte këngën e re, reperi ka bërë një postim thumbues. “Vera e bashkëpunimeve, unë po vij vetë.” Nuk dihet se kujt mund t’i drejtohet artisti, por vlen të theksohet se këngët e fundit që janë lancuar janë kryesisht duete. Noizy ka qenë më aktiv sa i përket dueteve.
Brenda një muaji, ai ka publikuar duetin me Ardian Bujupin, Ylli Limanin dhe Loredanën. Pritet të sjellë një duet dhe me Xhensila Myrtezajn. Butrint Imeri solli gjithashtu një duet me Mozzik dhe Taynën ndërsa ka paralajmëruar një tjetër me Kidën, një vit pas suksesit të hitit “Dale”. /abcnews.al