Vera do të jetë vendimtare për Maignan, Milan nis tratativat për rinovim kontrate

schedule09:27 - 21 Mars, 2024

schedule 09:27 - 21 Mars, 2024

Mike Maignan është një nga portierët më të mirë në botë aktualisht. Pavarësisht disa “aksidenteve” të vogla, francezi është një element themelor për Milanin e Stefano Piolit, një lider në dhomat e zhveshjes. Dhe kjo është arsyeja pse kuqezinjtë kanë menduar për rinovimin e kontratës prej disa kohësh, e cila skadon në vitin 2026.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, Milan e di mirë që është më mirë të lëvizë përpara, siç e tregojnë edhe negociatat për zgjatjen e marrëveshjeve të Rafa Leao dhe Theo Hernandez. Prandaj, javët e ardhsme mund të ketë takime dhe bisedime për të hedhur themelet për një kontratë të re, e cila mund të zgjasë tre vjet.

Sa për shifra, oferta do të jetë rreth 4.5 milionë plus bonuse, ndërsa paga aktuale është 2.8 milionë. Në fakt, francezi kërkon që paga e tij të përshtatet me atë të Leao, pra 6 milionë euro./abcnews.al