Vera është stina që të gjithë mezi presin, pasi ndryshimet janë të mëdha nga stili i jetesës deri te veshjet.
Të gjithë i dëshirojmë, por këto janë shenjat më me fat të zodiakut për verën e 2020-ës. Ndërkohë shenjat e tjera të zodiakut që do të duhet të presin pak më gjatë për të parë ndryshimet.
Renditja e shenjave më me fat të zodiakut për verën e 2020-ës:
Gaforrja
Gjërat më në fund po fillojnë të ndryshojnë për Gaforret dhe përveç që do të jetoni një verë përrallore nga pikëpamja sentimentale, do të vijnë lajme të mira në lidhje me vendin e punës.
Binjakët
Për Binjakët që tashmë jetojnë një marrëdhënie në çift, disa lajme të vogla do të ringjallin marrëdhënien. Ndërsa për beqarët , takimet e reja do të favorizohen dhe nuk përjashtohen disa dashuri me shikim të parë. Një verë pozitive edhe për sa i përket punës.
Peshqit
Beqarët mund të gjejnë përfundimisht shokun e tyre të shpirtit, ndërsa çiftet do të përjetojnë romancë të fortë. Periudhë pozitive edhe për financat tuaja, por kujdes që të mos e tejkaloni me shpenzimet.
Bricjapi
Do të ketë lajme të mira në dashuri për ju. Gjithashtu mjedisi i punës, për të realizuar ato projekte që keni dashur prej kohësh është veçanërisht i favorizuar.
Peshorja
Një verë pozitive për Peshoret, edhe pse kthimi i një personi në jetën tuaj do të krijojë dyshime , ndërsa yjet ju sugjerojnë që të shikoni përpara.
Akrepi
Dashuria do të kalojë në plan të dytë për pak kohë, por nga fundi i verës do të kompensoni kohën e humbur. Lajmet e punës do të jenë primare gjatë verës. Ju keni kohë që i prisni dhe më në fund do të shihni ato ndryshime që keni kërkuar.
Dashi
Gjatë verës do të zgjidhni ato probleme që keni grumbulluar gjatë sezonit të kaluar. Do të ndiheni shumë më të qetë dhe në paqe me veten tuaj, por nuk do të ketë një periudhë lulëzimi.
Demi
Një verë ku do të shijoni frytet e asaj që keni mbjellë në muajt e mëparshëm. Në dashuri do të gjeni vrull dhe pasion dhe relaksimi i duhur do t’ju bëjë më të qetë dhe të disponueshëm.
Virgjëresha
Për të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës, do të jetë një verë e destinuar për punë. Relaksi dhe pushimi do të duhet të presin, por mos u shqetësoni, kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë.
Ujori
Zhgënjimet e fundit sentimentale nuk do t’ju lejojnë ta përjetoni plotësisht verën. Nuk do të keni dëshirë për takime të reja dhe jetë shoqërore. Përdoreni këtë periudhë për të kuptuar se çfarë dëshironi në të vërtetë.
Luani
Puna dhe disa vështirësi familjare do t’ju marrin kohë. Nuk do të jeni shumë të lumtur, por përgatituni të përjetoni një vjeshtë plot me lajme.
Shigjetari
Ndryshimet që do të ndodhin gjatë verës do të kërkojnë gjithë angazhimin dhe përqendrimin tuaj. Ndërkohë pushimi dhe argëtimi duhet të shtyhen për në shtator./abcnews.al