Veprojnë si një “ilaç”, disa arsye pse duhet të konsumoni fistikë

schedule12:00 - 30 Korrik, 2020

schedule 12:00 - 30 Korrik, 2020

Fistikët janë ndër të paktët arrorë që përmbajnë shumicën e ushqyesve të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Jo vetëm që janë shumë të shijshëm, ato përmbajnë gjithashtu shumë elementë të dobishëm për trupin tonë. Bright Side ka renditur disa nga përfitimet shëndetësore që mund të merrni nëse konsumoni çdo ditë fistikë, shkruan abcnews.al.

Përmbajnë lëndë ushqyese

How Your Body Changes When You Start Eating More Pistachios

Fistikët përmbajnë elementë të shëndetshëm si fibra, proteina, yndyrna të shëndetshme, kalium, fosfor, vitaminë A, vitaminë B6, bakër, dhe mangan. Ata kanë kalori më të ulëta në krahasim me shumë arrorët e tjerë, megjithatë rekomandohet që të hani të paktën një grusht fistikë në ditë.

Ul nivelin e kolesterolit

Si ndryshon trupi juaj kur filloni të hani më shumë fistikë

Fistikët janë gjithashtu të pasur me antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira. Falë këtyre antioksidantëve, ky frut arror ndikon në nivelin e kolesterolit.

Përmirëson shëndetin e syve

Si ndryshon trupi juaj kur filloni të hani më shumë fistikë

Fistikët përmbajnë luteinë dhe zeaxanthin, dy antioksidantë të fuqishëm që janë mjaft efektiv për shëndetin e syve.

Ju ndihmojnë për sistemin tretës

Si ndryshon trupi juaj kur filloni të hani më shumë fistikë

Meqenëse fistikët janë të pasur me fibra, ato janë gjithashtu të mira për sistemin tuaj tretës. Fibra është e nevojshme që qelizat e zorrës së trashë të qëndrojnë të shëndetshme, për të parandaluar çrregullimet e tretjes si kapsllëku.

Ndihmojnë që të keni një peshë të shëndetshme

Si ndryshon trupi juaj kur filloni të hani më shumë fistikë

Në përgjithësi, arrorët janë produkte të mrekullueshme për humbjen e peshës. Konsumimi i tyre rregullisht parandalon shtimin në peshë. Prandaj mos harroni t’i përfshini ato në menunë tuaj ditore.

Ekuilibron nivelin e sheqerit

Si ndryshon trupi juaj kur filloni të hani më shumë fistikë

Një grup i vogël njerëzish morën pjesë në një studim ku kombinuan bukën e bardhë, e cila është e pasur me karbohidrate, me fistikët Studimi tregoi se këto arrorë ulën sheqerin e lartë në gjak, prandaj është e rëndësishme t’i shtoni ato edhe në ushqimet tuaja, veçanërisht nëse jeni mësuar të hani ushqime si orizi, makaronat dhe patatet me pure, të cilat gjithashtu janë pasura me karbohidrate.

Mund të flini më shpejt

How Your Body Changes When You Start Eating More Pistachios

Arrorët kanë një përqindje të lartë të melatoninës, i quajtur edhe “hormoni i gjumit”. Rregullojnë ciklin e gjumit, kanë efekt qetësues si dhe ndihmojnë që të flini më shpejt. Gjatë mbrëmjes, trupi fillon të prodhojnë më shumë melatonin, por njerëzit që nuk kanë sa duhet, kanë probleme me gjumin. Konsumimi i disa fistikëve para gjumit mund t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem.

Përmirëson funksionalitetin e trurit

How Your Body Changes When You Start Eating More Pistachios

Falë elementeve të tyre të shëndetshëm, arrorët janë shtesa të shkëlqyera për trurin tonë. Një studim tregoi se ngrënia e arrorëve rregullisht ndikon tek truri, dhe fistikët luajnë një rol lyç për forcimin e kujtesës dhe të mësuarit, proceset njohëse, perceptimin dhe madje edhe lëvizjen e shpejtë të syve gjatë gjumit. /abcnews.a;/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!