Veprimi interesant që bëjnë lojtarët e Southampton po jep rezultatet e para

schedule16:16 - 16 Shkurt, 2022

schedule 16:16 - 16 Shkurt, 2022

Southampton është skuadra e cila po përflitet më shumë në Premier League, ndikuar kjo edhe nga paraqitjet e sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Brojës, i cili po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij futbollistike në Angli.

Rezultatet e 3 ndeshjeve të fundit, 2 barazime ndaj Manchester United dhe Manchester City si dhe një fitore të merituar ndaj Tottenham e kanë quajtur “vrasësen” e skuadrave të mëdha.

Nuk është rastësi! Teknika e Southampton po bën revolucion në futboll, një lojtar duhet të shtrihet në tokë mes minutës 60-70.

Në bazë të një vëzhgimi nga “The Athletic”, tregohet se në 14 nga 24 ndeshjet e fundit, një prej lojtarëve të Southampton duhet të shtrihet në tokë për të kërkuar trajtim mjekësor.

Një veprim ky që nuk ka të bëj me dëmtimin real, por i jep mundësinë lojtarëve të tjerë për të marrë një xhel me energji, që thuhet se ka shumë karbohidrate.

Ish-fizioterapisti i Wolves, Phil Hayward, është shprehur se xhel përmban shumë energji dhe futet në qarkullimin e gjakut shumë shpejt, duke i kërkuar edhe ekipeve të tjera që ta përdorin si strategji. Zakonisht kjo taktikë nga ana e Hasenhutl përdoret kur ndeshjet janë ende me histori të hapura dhe jo të mbyllura me rezultat të thellë, si për shembull ajo humbje ndaj Liverpulit kur shifrat ishin 4-0. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!